Zhvillime te Reali, pritet shkarkimi i Arbeloas
Real Madridi po përballet me një krizë të madhe këtë sezon.
Që nga shkarkimi i Xabi Alonsos, rrahja mes lojtarëve dhe përfundimi i një tjetër sezoni pa trofe janë pikat kryesore të kësaj.
Për këtë presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez do të mbajë një konferencë speciale rreth situatës së krijuar, që do të mbahet në orën 18:00.
Reali, flitet se do të kërkojë të rikthejë Jose Mourinhon si trajner, pasi që Alvaro Arbeloa me shumë gjasë do të largohet pas përfundimit të këtij sezoni./IndeksOnline/

