10:04 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zhvillime të shumta në Shqipëri, për tre ditë goditen 4 grupe kriminale

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaron se gjatë operacioneve të realizuara në tre ditët e fundit në 12 qytete të vendit janë goditur katër grupe kriminale, ndërsa janë arrestuar 27 persona, 6 janë shpallur në kërkim, ndërsa janë kontrolluar 100 objekte.

Duke i kthyer edhe një përgjigje opozitës, Xhafaj thotë se operacionet kundër krimit dhe drogës nuk janë show, ndërsa shton se në bashkëpunim me ndërkombëtarët, Forcën e Ligjit nuk e ndal askush. Ai e mbyll reagimin duke premtuar të tjera goditje së shpejti.

Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo.

Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor.

Aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për rreth 100 urdhra kontrolli të ekzekutuar! FALEMINDERIT!

Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin. Më shumë sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori – Polici,shqiptarja.com.

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti

Fatmir Xhafaj

Në tre ditët e fundit në bashkëpunim me palën gjermane janë zbuluar dhe goditur laboratori i heroinës në Has, u godit grupi i Shijakut, ndërsa janë arrestuar edhe dy ish-deputetë të PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka për korrupsion në Burgje dhe tjetërsim të pronave.