14:35 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Zhvillimet e fundit, Ministria e Bujqësisë thërret konferencë për media

Pas arrestimit të 12 zyrtarëve, konfiskimit të disa loptopëve si edhe disa dokumenteve të tjera të rëndësishme, Minsitria e Bujqësisë ka thirrur një konferencë shtypi.  

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën er shtypit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.

Konferenca do të mbahet sot (24 shkurt 2021, e mërkurë) në orën 15:30, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Duke pas parasysh se ende jemi në kohë pandemie, lusim të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje ta ruajnë shëndetin, të respektojnë distancën dhe t’i respektojnë masat kundër Covidit-19.