Zhvillimet e fundit në vend, Abott i shkon Kurtit në Kryeministri!

Ambasadori britanik, Nikolas Abott ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Republikës, Albin Kurti.
Ky takim mësohet se kishte të bëjë kryekëput për zhvillimet e fundit në vend, konkretisht ngjarjen terroriste në veri.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, edhe ambasadori amerikan zhvilloi takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Diplomati amerikan theksoi se ajo çfarë ndodhi në Kosovë ishte një sulm serioz i rëndë.
Hovenier mes tjerash tha se institucionet e sigurisë po bëjnë gjënë e duhur në zbardhjen e rrethanave. /Indeksonline/
