75 Mall Live Search
19:01 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / k.v

Zhvillimet e fundit/ Osmani pret në takim ministrin Mehaj

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, lidhur me zhvillimet e fundit në vend si dhe sfidat e sigurisë.

Presidentja Osmani dhe ministri Mehaj diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.