75 Mall Live Search
15:23 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Zhvillimet e fundit për koronavirusin

Lajmet e fundit nga e gjithë bota bëjnë të ditur se ka pasur disa zhvillime të reja. Ja më e fundit: Hondurasi ka konfirmuar dy rastet e para të koronavirusit në vend.

Një paciente, grua shtatzënë kishte udhëtuar nga Spanja dhe një pacient i dytë kishte ardhur nga Zvicra, bënë të ditur “BBC News”.

Afrika e Jugut ka bërë thirrje për qetësi pasi gjashtë njerëz të tjerë u testuan pozitivë për virusin, duke sjell numrin e përgjithshëm të infeksioneve në vend  Ekzistojnë shqetësime se për shkak se Afrika e Jugut është shtëpia e epidemisë më të madhe në botë të HIV-it, miliona njerëz mund të jenë më të prekshëm te koronavirusi, sepse sistemet e tyre imune tashmë janë dobësuar.

Algjeria ka pezulluar tubimet ekonomike, kulturore dhe politike për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Izraeli, i cili ka 42 raste, tani kërkon që secili të mbërrijë nga jashtë në vetizolim për 14 ditë, transmeton /IndeksOnline/