13:28 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / A. M.

Zhvillimet e Konventës, Krasniqi paralajmëron ndryshime në kryesinë e re të PDK-së!

Kryetari në ardhje i PDK-së, Memli Krasniqi ka paralajmëruar ndryshime në kryesinë e re të partisë.

“Unë aspiroj ta ndërtoj një Kryesi të re, jo vetëm me njerëz të rinj, por edhe me ata që organikisht janë rritur në PDK.

Me vajza e djem të PDK-së, me të cilët kemi filluar shumë kohë më parë, e që sot janë gra dhe burra të gatshëm për të marrë përgjegjësi udhëheqëse”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/