75 Mall Live Search
12:57 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / k.v

Zhvillimet në Bruksel/ VV i kërkon KQZ shtyerjen e afatit të certifkimit për zgjedhjet në veri

Zhvillimet e të hënës në Bruksel, ku po takohen Kurti e Vuçiq, duket se po marrin një drejtim të ri edhe sa i përket situatës së krijuar në veri të vendit.

Gazeta 10 ka mësuar se “anëtarët e VV në KQZ kanë ftuar një mbledhje të jashtëzakonshme për të kërkuar shtyrjen e certifikimit të subjekteve politike për zgjedhjet në veri të vendit të shpallur nga presidentja me 18 dhjetor”.

Sipas burimeve, kjo kërkesë duket të ketë ardhur pas zhvillimeve të fundit në Bruksel, ku po diskutohet për kthimin e mundshëm të serbëve në institucione dhe pezullimin e vendimit për targat.