Zhvillimet në LDK, deklarohet Isa Mustafa: S’po shoh sjellje serioze e qëndrime të qarta
Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar qëndrimet e fundit të partisë, duke theksuar mungesën e sjelljes serioze dhe veprimeve të qarta në zhvillimet e fundit.
Mustafa në një prononcim për GazetaBlic, thekson se LDK meriton sjellje serioze dhe veprime të qarta edhe kur fiton por edhe kur humb.
“LDK meriton sjellje serioze dhe veprime të qarta edhe kur fiton edhe kur humb. Në këto zhvillimet e fundit akoma s’po shoh sjellje serioze e qëndrime të qarta, të cilat ia vlejnë të komentohen”, përfundoi ai.

