Zhvillimet në vend, temë diskutimi në takimin Osmani-Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e fundit në vend, intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e plotë me ShBA-në.
“Presidentja Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend.
Në takim u diskutua për mundësitë dhe rëndësine e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në vitin 2023, gjersa Presidentja Osmani konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë” thuhet në njoftimin e Presidencës.