14:38 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

​Zhvillimi i Superkupës së Kosovës në Turqi? Flet Agim Ademi

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi pritet që të përballen në fillim të vitit 2023 për ta zhvilluar ndeshjen për Superkupën e Kosovës.

Së fundi u raportua se kjo ndeshje pritet të zhvillohet jashtë Kosovës, përkatësisht në Turqi.

Por, këto raportime i ka mohuar presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi për KP.

I pyetur rreth kësaj çështje, i pari i FFK-së ka deklaruar se brenda federatës fare nuk është diskutuar kjo temë.

“Ne as që e kemi diskutuar këtë punë”, ka thënë Ademi.

Në fakt, në të kaluarën e afërt, Prishtina dhe Drita e kishin zhvilluar ndeshjen e Superkupës pikërisht në Turqi.