Zhvillohet një operacion bastisjeje në burgun e Dubravës
Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një bastisje në qendrën korrektuese në Dubravë.
Punëtorët e kësaj qendre nuk janë lejuar të fillojnë punën deri rreth orës 08:30.
Gazeta Express ka kontaktuar me Zyrtarin për komunikim me publikun nga kjo qendër, Jeton Kabashi, por i njejti nuk ka dhënë detaje për arsyet e kësaj bastisjeje.
Ai ka thënë se do të dalin shumë shpejtë me një deklaratë për të shpjeguar arsyen e bastisjes.