13:11 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zhvillohet sot ndeshja e mbetur e javës së 8-të në Superligë

Ndeshja e mbetur e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës do të zhvillohet sot në orë 18:00.

Prishtina, kërkon të kthehet te fitoret pas humbjes nga Ballkani në xhiron e fundit me rezultat 2:1, shkruan Indeksonline.

Momentalisht, Prishtina gjendet në pozitën e gjashtë me 13 pikë, ndërsa Drenica në pozitën e 8-të me nëntë pikë./Indeksonline/