Zhvillohet takimi i grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së
Ka filluar takimi i grupeve punuese nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Takimi në fjalë po zhvillohet në zyrat e Vetëvendosjes, e të pranishëm janë edhe disa nga ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e dy partive, raporton Indeksonline.

Ky takim që ka për qëllim koalicionin dy-partiak për qeverisjen e vendit pritet të zgjasë deri pas orës 17:00./Indeksonline/