15:36 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zhytësi Ismail Kasumi mohon se ka rrahur gruan e tij

Gjatë ditës është raportuar se zhytësi Ismail Kasumi, në gjendje të dehur, ka rrahur gruan e tij.

Mirëpo këtë për Indeksonline e ka mohuar vetë Kasumi.

Ai në një prononcim ka thënë se ajo çfarë është raportuar në media nuk është e vërtetë.

“Shumë rrenë e kulluar është ajo. Ata do të ballafaqohen me gjyq. Jo more nuk është e vërtetë, hiqu atyre flliqanave, kane me u ballafaquar me gjyq. Kurrgjë nuk ka të vërteta. Në këtë nivel e kem gazetarinë na. Medet për neve”, ka thënë shkurt Kasumi për Indeksonline.