15:05 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Zhytje në akull për 10.000 euro, do e bënit?

Një konkurs i çuditshëm është është mbajtur në Oulu, Finlandë.

Njerëzve që marrin pjesë në konkurs u kërkohet tu japin idetë e tyre të biznesit investitorëve ndërsa qëndrojnë të zhytur në akull.

I quajtur ‘Polar Bear Pitching’, fituesit e konkursit marrin një çmim prej 10,000 euro.

Pjesëmarrësit në garën e Pitching Bear Polar qëndrojnë në një vrimë akulli të hapur në Detin e ngrirë Baltik dhe paraqesin projektet e tyre.

Nuk ka asnjë afat kohor, kushti i vetëm është që konkurrenti duhet të qëndrojë në ujë të ftohtë gjatë gjithë kohës.

Garuesit mund të kërkojnë mbështetjen financiare, por duhet të flasin vetëm kur uji i ngrire t’i ketë mbërritur deri në pjesën e gjoksit./OraNews/