Zi e terr në “Bernabeu”, Milani shënon golin e tretë!

Milani po e dëshmon që jo rastësisht është 7 herë kampion në
Ligën e Kampionëve.
Në mes të “Santiago Bernabeut” është duke dhuruar show të përkryer, duke e mposhtur Real Madridin me rezultat 1:3, shkruan IndeksOnline.
Në pjesë të parë u dhuruan tre gola të bukur, dy nga Milani – Thiaw e Morata, dhe një nga Reali – Vinicius.
Në pushim të pjesës së parë, milanezët shkuan me epërsi minimale, për t’i thelluar telashet e madrilenëve në minutën e 77-të të pjesës së dytë.
Reijnders shënoi gol të bukur, për të heshtur “Bernabeun”.
Rezultati aktual: Real Madrid 1 – 3 AC Milan./IndeksOnline/