“Zi e terr” për Milanin, deklasohet nga Atalanta
AC Milan assesi të këndellet. Pasi kaloi 4 ndeshje pa pësuar, sot ata u mposhtën keq nga Atalanta.
“Kuqezinjtë” humbën në udhëtim nga Atalanta me rezultat 5:0.
Ilicic me dy gola dhe Gomez, Pasalic e Muriel me nga një “fundosën” Milanin e zhytur në krizë, shkruan Indeksonline.
Me këtë humbje, Milan zbret në pozitën e 10-të me 21 pikë, ndërsa Atalanta ngritet në pozitën e pestë me 31 pikë, katër më pak nga zona e Championsit./Indeksonline/