“Zi e terr” për Werderin e Rashicës, “shpartallohet” nga Leipzigu

Leipzig ka shënuar fitore shumë të lehtë ndaj Werder Bremenit me rezultat 3:0 në kuadër të javës së 22 në Bundesligë.
Klostermann dhe Schick në pjesën e parë dhe Mukiele në atë të dytën ishin realizatorët për vendasit, shkruan Indeksonline.
Me këtë fitore, Leipzigu merr përkohësisht primatin në Bundesligë me 45 pikë, dy më shumë se Bajerni i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Werder Bremeni shënon humbjen e katërt radhazi dhe gjendet në vendin e parafundit me 17 pikë gjithsej./Indeksonline/