“Zia” e JLO në rrjetet sociale

Imazhet e JLO janë zhdukur nga rrjetet sociale.
Rrjetet sociale të saj janë mbuluar me imazhe të zeza, ndërsa në Instagram nuk ka asnjë postim. Edhe fotografitë në Twitter dhe TikTok janë të zeza, transmeton Indeksonline.

Disa fansa spekulojnë se artistja ka gati një projekt të ri muzikor, i cili mund të lansohet së shpejti. Ky veprim është i njohur edhe nga këngëtarët e tjerë të cilët kanë vepruar ngjashëm për të paralajmëruar këngë ë reja.
Lopez për Vogue kishte zbuluar se ka nisur albumin e ri dhe duket që është gati./Indeksonline/
