75 Mall Live Search
19:18 / E Premte, 04 Korrik 2025 / FR

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen.

Në një njoftim të misionit në Kosovë thuhet se Ziadeh takoi edhe raportuesin për Kosovën në Parlamentin e Evropës, Riho Terras, dhe me Tonino Picula, raportuesin për Serbinë në PE.

“Ajo diskutoi zhvillimet e fundit dhe riafirmoi mbështetjen e UNMIK-ut për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftim.