Ziadin Sela paralajmëron: “Pranvera do të jetë me shumë diell”
Politikani i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ziadin Sela ka ardhur me një paralajmërim.
“Kjo pranverë do të jetë me shumë diell”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook.
Ende nuk dihet se kujt ia ka drejtuar këtë postim.
Vlen të theksojmë që sot Ali Ahmeti është rizgjedhur përsëri kryetar i subjektit politik në Maqedoninë e Veriut, BDI.
Sela është një nga politikanët më të zhurmshëm në Maqedoninë e Veriut. /Indeksonline/