19:08 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ziadin Sela: Sot më vranë për të dytën herë!

Lideri i Aleancës Shqiptare, Ziadin Sela thotë se e kanë vrarë për të dytën herë.

Ai me këtë deklaratë i është referuar propozimit për amnisti, ku sipas tij, është e turpshme që kriminelët të lirohen, ndërsa ai që e shpëtoi atë në Kuvend është ende në burg, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, vet Ziadin Sela dhe Surija Rashidi votuan kundër  nevojës për të sjell ligjin e amnistisë.

Më poshtë postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sela: Sot më vranë për të dytën herë!

Më 27 prill, kishte përpjekje për vrasje ndaj meje dhe ata më vranë, por unë shpëtova. Sot, më vranë për të dytën herë, tha kryetari i Aleancës së Shqiptarët, Ziadin Sela, për Propozimin për aministi.

Sipas Selës është e turpshme që kriminelët do të lirohen, ndërsa ai që e shpëtoi atë në Kuvend, është në burg.

Deputeti thotë se rruga drejt BE-së dhe NATO-s “nuk çon përmes lirimit të atyre që hapën dyert për të hyrë kriminelët”.

Ziadin Sela dhe Surija Rashidi votuan kundërnevojës për të sjellë ligjin e amnistisë,/Indeksonline/