Zico shpërthen pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
Argjentinë-Egjipt ishte një nga ndeshjet më dramatike të 1/8-tave të Botërorit.
Si dramatike aq ishte dhe kontraverse, me shumë tifozë që thonë se Egjipti ishte dëmtuar nga gjyqtari François Letexier me gol të anuluar dhe penallti të pa akorduara.
Pas trajnerit Hossem Hassan, ishte edhe Mostafa Zico i cili shpërtheu ndaj gjyqtarit Letexier rreth vendimeve të tij.
“Gjyqtari është i padrejtë, Zoti më mjafton dhe më i miri që zgjidh problemet. Ai po ia humb mundin një kombi të tërë”. “Kupa po i jepet Argjentinës. Ata fitojnë Kupën e Botës”, u shpreh Zico./IndeksOnline/

