75 Mall Live Search
11:27 / E Diele, 25 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zidane: Ajo që bën Mbappe është e pabesueshme

Zinedine Zidane ka lavdëruar yllin francez, Kylian Mbappe.

Ish trajneri i Real Madridit, tha se Mbappe është një lojtar për t’u admiruar, duke potencuar se shpreson që ai të fitojë shumë Topa të Artë.

“Ajo që bën është e pabesueshme. Shpresoj që ai ta fitojë Topin e Artë shumë herë. Ajo që bën është fantastike, si për kombëtaren ashtu edhe për ekipin e tij. Ne e shikojmë atë dhe e admirojmë”, tha Zidane.