23:30 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zidane: Bale nuk është i vogël, e di vetë jetën e tij

Më në fund, Real Madrid dhe trajneri Zinedine Zidane mund të bëjnë një frymëmarrje të plotë, falë fitores 5-3 të regjistruar këtë të mërkurë në miqësoren e luajtur kundër Fenerbahce, e vlefshme për trofeun “Audi Cup”.

Një sukses i vulosur falë formës pozitive të sulmuesit francez Karim Benzema, autor i 3 golave, por edhe të realizimeve të Fernandez dhe Mariano.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri francez, ndër të tjera, kishte edhe një mesazh për uellsianin Gareth Bale. Ky i fundit nuk udhëtoi me Los Blancos për në Gjermani, ku po zhvillohet ky turne miqësor, me justifikimin se nuk ndihej mirë, ndërkohë që shkaktoi jo pak polemika fakti që është fotografuar duke luajtur golf ndërkohë që të martën, Real Madrid mundej 1-0 nga Tottenham.

Nuk di asgjë në lidhje me këtë gjë, nuk i kam parë fotografitë. Unë ndodhem këtu me futbollistët e mi, ndaj nuk mund të them shumë për këtë çështje. Shpresoj që ai të jetë duke punuar mirë. Ne ndodhemi këtu dhe mendojmë për ekipin dhe të gjithë futbollistët këtu”, u shpreh Zidane.

Të shohim kur të kthehemi në Madrid. Nuk do t’i ndaloj atij gjërat. Ai është mjaftueshëm i rritur për të bërë atë që dëshiron. Ai mbase ka patur arsyet e tij. Është jeta e tij private, nuk është diçka që unë e gjykoj. Unë mendoj se është stërvitur mirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi trajneri i Real Madrid.