Zidane: Benzema është sulmuesi më i mirë në histori të Francës

Zinedine Zidane vlerësoi të gjithë ekipin pas fitores 3-1 të Real Madridit ndaj Athletic Bilbaos.
Ai theksoi rëndësinë e tre pikëve dhe i dha nderime Benzema, i cili shënoi dy gola dhe tashmë ka shënuar dhjetë këtë sezon.
“Dita e sotme na ka kushtuar më shumë, ishte ndeshja e katërt dhe norma është që të jetë më e lehtë me një lojtar më shumë, por ne kemi nxituar pak më shumë. Por në fund ka tre pikë dhe është ndeshja e katërt me radhë duke fituar dhe është meritë e lojtarëve. Është e merituar”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.
“Për mua Benzema është sulmuesi më i mirë në histori të Francës, sepse ai e tregon atë dhe ka qenë në Madrid shumë, më shumë se 500 ndeshje, golat. Në fund, rekordi i tij flet vetë. Për mua është më i miri, shumë e qartë”, ka thënë trajneri për sulmuesin e tij.
Real Madrid ka 26 pikë në tabelë aq sa kanë edhe Real Sociedad dhe Atletico Madrid në krye të tabelës. /IndeksOnline/