75 Mall Live Search
15:40 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zidane e lë në ”lloq” Man Unitedin

Jose Mourinho është shkarkuar zyrtarisht sot nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit dhe lista e kandidatëve që mund ta zëvendësojnë atë tashmë është publikuar.

Njëri prej opsioneve është edhe Zinedine Zidane, ish-trajneri i Real Madridit.

Megjithatë, SPORT ka konfirmuar se francezi nuk do të emërohet në ”Old Trafford” – së paku tani për tani.

Zidane e ka bërë me dije se dëshiron t’i rikthehet menaxhmentit, pasi shijoi një aventurë fantastike në Madrid, ku fitoi tre tituj të Champions Leagues, transmeton IndeksOnline.

Tekniku francez nuk është duke u nxituar për ta marrë këtë post dhe për këtë arsye, ai nuk e pëlqen idenë e fillimit të aventurës te Man Unitedi nga mesi i sezonit, derisa ata po vuajnë në Premier League.

Natyrisht, mbetet të shihet se cilin klub Zidane do ta marrë pas përfundimit të këtij sezoni.

Do të jetë e vështirë që ai t’i përsërisë sukseset që kishte në Real Madrid, dhe kështu ai do të mbetet i papunë deri në fund të këtij sezoni./IndeksOnline/