75 Mall Live Search
12:15 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zidane e “leqit” djalin e tij nga Real Madridi

Djali i Zinedine Zidanet, Luca Zidane, nuk do të jetë më pjesë e Real Madridit.

Skuadra spanjolle ka vendosur që të mos ia zgjasë kontratën 22-vjeçarit, transmeton Indeksonline.

Luca prej 16 vjetësh është pjesë e Real Madridit, por ka vetëm 2 paraqitje me ekipin e parë.

Kurse, me Real Madridin B, Luca është paraqitur 33 herë dhe ka pësuar 42 gola./Indeksonline/