Zidane ende ka klasë, luan një miqësore me yje dhe tregon se nuk është plakur

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane ishte pjesë e një miqësoreje bamirëse me disa yje të tjerë të këtij sporti.
Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet ish-trajneri dhe lojtari i Real Madridit duke zhongluar me top gjatë lojës, shkruan Indeksonline
Zidane tregon se ende mund të bëjë gjëra të mira në fushën e futbollit, pavarësisht se i ka bërë disa vjet.
51-vjeçari është papunë që një kohë të gjatë, por së fundmi qarkulluan zërat që Zidane mund të bëhet trajner i Bayern Munchen../Indeksonline/