75 Mall Live Search
12:56 / E Hënë, 26 Prill 2021 / Blerim

Zidane: Është absurde të mendosh se nuk do të jemi në Ligën e Kampionëve vitin tjetër

Nesër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Realit dhe Chelseas, duel ky në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.

Trajneri, Zidane në një konferencë para ndeshjes tha se është absurde të mos jemi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline

“Është absurde të mendosh se nuk do të jemi në Champions League vitin e ardhshëm. Ne flasim shumë, por ajo që kemi është loja e nesërme. Ndërsa ne nuk e kontrollojmë pjesën tjetër, ata mund të vazhdojnë të flasin”, tha trajneri i Real Madridit, i cili foli para takimit me Chelsea.

“Unë nuk do të garoj. Presidenti Florentino Perez e di se çfarë kam në zemrën time. Përveç kësaj, unë nuk do të flas, ne do të luajmë një gjysmëfinale dhe thjesht mendoj për këtë”, përforcoi ai.