Zidane favorit për ta marr drejtimin e PSG-së

Zinedine Zidane shumë shpejt pritet të rikthehet si menagjer.
Francezi është favorit kryesor për ta marrë drejtimin e PSG-së, shkruan IndeksOnline.
E ardhmja e Christopher Galtier si traner i PSG-së është e pasigurt dhe mediat franceze e shohin ish-futbollistin dhe trajnerin e Real Madridit si pasardhësin e tij.
Zidane prej kohësh ka qënë i lidhur me një kalim te PSG-ja, ku edhe disa herë ka refuzuar të marr drejtimin e klubit francez./IndeksOnline/