14:02 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zidane: Guardiola është më i miri, por ndeshja është Reali-City!

Zinedine Zidane e ka vlerësuar si sfidë të madhe për të dhe skuadrën e tij përballjen e nesërme ndaj Manchester Cityt. Trajneri francez e ka vlerësuar Guardiolën si trajnerin më të mirë aktualisht.

Por, Zizu mendon se ndeshja e nesërme nuk do të jetë midis tij e Guardiolës, por midis Realit e Cityt.

“Ne duam që tifozët të jenë me ne dhe të japin më të mirën. Ne e dimë rëndësinë e lojës dhe për këtë do të japim më të mirën nga vetja.

Njerëzit presin një ndeshje të bukur futbolli dhe ne jemi të lumtur që kemi shansin të ofrojmë diçka të tillë. Nuk do të jetë një përballje Zidane-Guardiola, por Real Madrid-Manchester City”, ka thënë trajneri francez./Indeksonline/