75 Mall Live Search
14:45 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / L A

Zidane hedh poshtë mundësinë për t’u bërë trajner i Real Madridit për të tretën herë

Ish-lojtari dhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është aktualisht pa ekip.

Zidane, i cili nuk ka menaxhuar ndonjë skuadër që nga viti 2021, u pyet se nëse do të kthehej të menaxhonte skuadrën për të tretën herë në rast shkarkimi të Ancelottit.

Mirëpo “Zizou”, ka hedhur poshtë mundësinë për t’u rikthyer edhe një herë në stolin e “Galaktikëve”.

Zidane, ka qenë trajner i Real Madridit fillimisht në përiudhat 2015-2018 dhe 2019-2021, ku kishte fituar 3 tituj radhazi të Ligës së Kampionëve, 2 tituj të La ligës, 2 Kupa të Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës dhe atë të Spanjës./IndeksOnline/