75 Mall Live Search
16:11 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zidane i kthen përgjigje PSG-së

Zinedine Zidane ka refuzuar të marr detyrën e trajnerit të PSG-së.

Klubi parisien pritet që të konfirmojë shkarkimin e trajnerit Christophe Galtier, dhe Zidane ishte i preferuari i tyre për të marrë këtë rol, shkruan IndeksOnline.

“Le Parisien” ka raportuar se ish-trajneri i Real Madridit, Zidane është pyetur nëse do ta marrë detyrën e trajnerit të PSG-së, dhe thuhet se francezi ka refuzuar këtë detyrë.

Pas refuzimit të Zidane, PSG-ja ka nisur të mendoj për një emër tjetër dhe tani raportohet se ish-trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann është në plan të parë./IndeksOnline/