75 Mall Live Search
18:16 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

“Zidane II” fillon me fitore, shënojnë të rikthyerit në formacion

Real Madrid e ka fituar 2-0 ndeshjen e javës së 28-të të La Liga-s ndaj Celta Vigo-s. Kjo ishte ndeshja e parë që pas rikthimit të Zinedine Zidane në stolin e Los Blancos.

Ishte i rikthyeri në formacion Isco ai që zhbllokoi rezultatin në minutën 61’ pas pasimit të Bezmema.

Në minutën e 77’ Gareth Bale ka dyfishuar rezultatin duke vulosur fitoren për vendasit.

Ishte rikthyer euforia në Santiago Bernabeu me ardhjen e Zidane. Bashkë me të, shumë lojtarë që u kishim harruar fytyrat janë aktivizuar si titullarë, si Isco, Asensio, Bale apo Marcelo.

Me këtë fitore, Real ndodhet në vend të tretë të renditjes, dy pikë më pak se vendi i dytë Atletico Madrid, që ka një ndeshje më pak.