75 Mall Live Search
10:30 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

Zidane: Jam krenar që kam stërvitur këtë futbollist

Zinedine Zidane ka arritur të shkruaj historinë me Real Madridin pasi u bë trajner më vitin 2016.

Ai ka pasur në skuadër emra të mëdhenj si Ronaldo, Bale, Modric e Benzema por njëri për të është i veçantë.

Ai duket se ndjenë një simpati të veçantë për Toni Kroos, shkruan Indeksonline.

Zidane në një intervistë ka thënë se gjithmonë do të jetë krenar që ka stërvitur një lojtar si mesfushori gjerman.

Kur arrita këtu, isha vërtet i lumtur që isha trajneri i Kroos“, ka thënë Zidane.

Kur të pensionohem, mund të them se kam trajnuar Cristiano Ronaldon, Gareth Bale, Luka Modric, Sergio Ramos“.

Por unë gjithashtu do të them se kam trajnuar Toni Kroos“, ka thënë trajneri francez.

Kroos u bashkua me Realin në vitin 2014 nga Bayerni dhe që atëherë ka qenë gjithmonë titullar dhe një nga lojtarët më të disiplinuar. /IndeksOnline/