75 Mall Live Search
12:55 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zidane: Jemi në krye të tabelës, por s’ka rëndësi!

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se pavarësisht se janë lider, nuk është e rëndësishme pozita në tabelë.

Sipas tij, ajo çfarë ka rendësi është besimi në ato që bëjnë.

 “Jemi lider, por nuk ka rëndësi. Me rëndësi është të vazhdojmë në këtë rrugë. Duhet të besojmë në ato që bëjmë. Do të kemi momente  të komplikuara”, deklaroi ai.

Zidane në fund u pyet se si kishte guxim të fuste në lojë, lojtarët që zakonisht janë rezervë.  Tekniku francez tha se nuk bëhet fjalë për guximin, por se beson në të gjithë lojtarët e tij, pa dallim.

“Besoj të 25 lojtarët e mi. Nuk duhet të tregohem i guximshëm. Kam besim te të gjithë”, deklaroi ai.

Reali dje mposhti Osasunen me rezultat 2:0 duke fituar tri pikë të tjera.

Real Madridi është në krye me 13 pikë, një më shumë se Atletico Madridi, klub më të cilin do të ndeshet këtë të shtunë.