75 Mall Live Search
20:56 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Zidane ka një koment interesant për Mbappen

Trajneri i Realit ka thënë se e njeh shumë mire sulmuesin e Parisit, Kylian Mbappen.

Për Mbappen ka pasur thashetheme se ai nga vera mund të jetë futbollist i Realit, por që ende nuk ka asgjë në këtë drejtim, shkruan IndeksOnline

Por, kjo ka ngjallur interesim edhe me të madhe dhe dyshime pasi francezi ka ende nuk ka vendosur të firmos rinovimin e kontratës me PSG-në.

Kështu, Zidane thotë se aktualisht nuk mund të flas për të edhe pse e njeh shumë mirë.

“Unë e njoh atë. Ne e njohim njëri tjetrin shumë mirë. Por, ai nuk është lojtari im, kështu që nuk mund të them asgjë”, u shpreh trajneri i ‘mbretërve’.