13:35 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Zidane: Kam ardhur për ta fituar La Ligen!

Zinedine Zidane ka folur në konferencë për media para ndeshjes mes Realit e Getafes. Trajneri francez ka thënë se është kthyer te Reali për ta fituar La Ligën.

“E përgëzoj Barcelonën për sukseset e fundit në La Liga, por ne kemi 33 dhe jemi të parët. Ne duhet të ndryshojmë dinamikën në La Liga. Kam ardhur për ta fituar La Ligën dhe kjo është gjëja primare për mua” ka thënë Zizu.

Trajneri i Realit ka thënë se nuk ka biseduar deri më tani për asnjë largim të futbollistëve pasi që këtë do ta diskutojë vetëm pasi të përfundon sezoni./Indeksonline/