Zidane: Kanë mbetur edhe gjashtë muaj, kujdes me Ronaldon
Zinedine Zidane paraqitet në konferencë me një qetësi dhe buzëqeshje, përkundër rezultateve negative në La Liga.
Trajneri francez nuk duket shumë i shqetësuar për gjendjen e Real Madridit, transmeton IndeksOnline.
“Unë po i përsërisë, duke folur çdo ditë. Lodhem gjithmonë duke thënë të njëjtën gjë. Unë jam i qetë sepse situata në kampionat do të ndryshoj”, ka thënë Zidane.
Menaxheri i Real Madridit gjithashtu foli edhe për gjendjen e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
“Njerëzit në Madrid e duan Ronaldon. Ekipi dhe klubi e di shumë mirë se çfarë është duke bërë ai. Golat do të vijnë. Sezonin e kaluar ai ishte spektakolar. Pra, ka kohë për ta treguar vetën. Lufta mes Messit nuk ka përfunduar ende”, vazhdoi Zizu.
Ekipi i Real Madridit do të luaj ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund, ditën e nesërme (e mërkure)./IndeksOnline/