23:52 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zidane kërkon një portier, këto janë objektivat

Real Madrid do të marrë një portier të ri për sezonin e ardhshëm, me urdhër të trajnerit Zinedine Zidane.

Gabimi i rëndë i Keylor Navas, kundër Fuenlabrada, në Kupën e Mbretit, i ka bindur drejtuesit “Los Blancos” se ka ardhur koha të investojnë te një portier.

Në merkaton e janarit do të ketë një tentativë për të marrë portierin e Athletic Bilbao, Kepa Arrizabalaga, teksa dy objektivat madhorë për merkato e verës janë David de Gea i Manchester United dhe Thibaut Courtois i Chelsea.

Arrizabalaga ka edhe gjashtë muaj kontratë me Bilbao dhe duket opsioni më i lirë, ndërsa De Gea dhe Courtois kanë edhe 18 muaj kontratë me klubet angleze.

 

Temat: