75 Mall Live Search
08:55 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zidane kërkon yllin e Manchester United në vlerë prej 150 milionë euro

Zinedine Zidane thuhet se ka bërë presion në  Real Madridin për të nënshkruar me Paul Pogba nga Man Utd këtë verë, por do të bëjë shitjen e disa  lojtarëve për të hapur rrugën për këtë transfer.

Trajneri i rikthyer në Real Madrid kërkon që ta bëjë këtë transfer nga Manchester United me vlerë prej 150 milion eurosh por në Real mund të sakrifikohet treshja Bale, Dani Ceballos dhe Lucas Vazquez, në mënyrë që të kenë fondet e nevojshme për ta bindur Man Utd, shkruan CaughtOffside përcjell indeksonline.

Është shtuar se Real Madridi është i gatshëm të ofrojë para në dorë dhe një marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve për yllin me vlerë 150 milion euro, me Toni Kroos ose Gareth Bale duke shkuar në Old Trafford si pjesë e transferit.

Gjigandët spanjollë janë duke kaluar çaste të hidhura e zhgënjyese pasi që sezonin e kaluar përfunduan pa trofe dhe ishin shumë mbrapa nga rivalët e tyre Barcelona.

Nga ana tjetër, ata tashmë kanë qenë të zënë me përforcimin e skuadrës këtë verë, duke i transferuar kështu Eder Militao, Luka Jovic, Eden Hazard dhe Ferland Mendy.

Real Madridin për të bërë lëvizjen e tyre, argumentoi se United nuk do të dëshironte ta mbante Pogbën kundër dëshirave të tij.//Indeksonline//.