75 Mall Live Search
15:50 / E Diele, 12 Tetor 2025 / L A

Zidane konfirmon se do të kthehet si trajner

Zinedine Zidane është shprehur i gatshëm të rikthehet si trajner.

Zidane, për “Festival dello Sport” njoftoi se do të rikthehet së shpejti pas 4 viteve pushim.

Ndonëse ende nuk konfirmoi se ku do të jetë destinacioni, legjenda franceze shprehu dëshirën që të jetë selektor i Kombëtares së Francës, aty ku kishte pasur sukses si lojtar.

“Sigurisht që do të kthehem në punë si trajner kryesor, është plani im”. “Dëshira ime është të bëhem trajner kryesor i Francës një ditë… le ta shohim”, tha Zidane.

Zidane, kishte qenë së fundi te Reali, ku kishte menaxhuar në dy periudha kohore nga 2015-2018 si dhe 2019-2021, ku kishte qenë trajneri i parë që fitoi Ligën e Kampionëve për tre herë radhazi./IndeksOnline/