Zidane, lojtar të besuar e ka Marcelon
Marcelo është nga lojtarët, të cilët luajnë me shumë pasion në futboll.
E për të ka folur edhe trajneri i Real Madridit, duke thënë :”Ai ka luajtur shumë pak kohët e fundit, por ai ka bërë gjëra fenomenale për këtë klub,” shpjegoi francezi.
“Gjithmonë kemi nevojë për Marcelon të luajë mirë dhe do t’i kërkojmë më shumë”. “Unë e dua atë si lojtar.”
Por, edhe Zidane e di që Marcelo nuk është perfekt, duke pranuar se ka disa të meta në lojën e tij, por që i pëlqen sesi luan.
Tashmë futbollisti ka rreth 486 paraqitje me Real Madridin./Indeksonline/.