75 Mall Live Search
15:54 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / A. A

Zidane merr lajm të keq nga stafi mjekësor

Real Madridi do të ballafaqohet me shumë mungesa në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Atalantas.

I fundit që ka marrë dritën e kuqe për këtë duel është francezi Karim Benzema. Sulmuesi ka pësuar një lëndim muskulor dhe pritet të mungojë të paktën një javë.

Lista e futbollistëve të lënduar te Real Madridi është mjaft e gjatë.

Eden Hazard, Fede Valverde, Rodrygo, Marcelo, Militao, Sergio Ramos, Dani Carvajal e Odriozola janë futbollistët e lëndur në të cilët nuk mund të llogarisë trajneri Zinedine Zidane.

Ndeshja Atalanta – Real Madrid, zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.

/Indeksonline/