Zidane merr të gjithë fajin për vete pas humbjes turpëruese, nga Valencia

Trajneri francez s’e shpjegon dot rënien e skuadrës së tij pas golit të parë të Valencias.
Zinedine Zidane u paraqit në një konferencë shtypi me një gjest shumë serioz, pas një disfate shumë të vështirë, duke marrë të gjitha përgjegjësitë mbi vete.
Loja – “Pas golit, ne ramë pak poshtë dhe ndryshuam dinamikën e asaj që po bënim. Gjithçka na ndodhi, me të vërtetë. Është e vështirë ta kuptosh lojën tone sonte”.
A pendohesh për ndonjë gjë? – “Ata janë të gjithë lojtarë të Real Madridit dhe kjo është arsyeja pse zgjodha këtë njëmbëdhjetëshe”.
VAR – “Unë nuk merrem me gjyqtarët, janë ata që arbitrojnë”.
Mbrojtja – “Nuk ka justifikime. Pas golit të parë u copëtuam. Gjithçka është për t’u kritikuar sonte. Është e vërtetë se nuk jemi prapa (në mbrojtje) si më parë”.
Fajtori – “Nuk mendoj se Valencia ka qenë më mirë taktikisht. Sidoqoftë, unë jam fajtori, sepse duhet të gjej zgjidhje”.