75 Mall Live Search
14:56 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / C E

Zidane mund të bëhet trajner i Juves, gjithçka varet nga Franca

Gjiganti italian, Juventus dëshiron që ta emërojë Zinedine Zidanen si trajner të klubit nëse largohet Massimiliano Allegri.

Ekziston mundësia që nëse Didier Deschamps qëndron në rolin e trajnerit te Kombëtarja e Francës, Zidane mund të konsiderojë detyrën e trajnerit te Juventusi.

Thuhej se Zidane është duke pritur që pozita e trajnerit te Franca të lirohet, por që raportimet e fundit bëjnë të ditur se Deschamps do ta vazhdojë të ardhmen me kombëtaren franceze.