Zidane mund të largohet nga Reali kur të dal nga karantina

Teksa mbarë bota është paralizuar nga përhapja e shpejtë e koronavirusit, përflitet vazhdimisht se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk do të vazhdojë të drejtojë “Los Blancos” sezonin e ardhshëm.
Mediat franceze shkruajnë se shkak për “divorcin” e dytë të Zizu-së me 13-herë kampionët e Europës janë bërë mosmarrëveshjet mes tij dhe presidentit të Realit, Florentino Perez.
Kreu i klubit madrilen ka kundërshtuar vazhdimisht kërkesat e francezit për merkaton e Realit dhe këto mosmarrëveshje janë intensifikuar gjatë këtij sezoni.
Pamundësia për të gjetur gjuhën e përbashkët mund ta shtyjë Zidanen që të kërkojë një eksperiencë të re si trajner.
Juventus, Manchester United dhe shumë klube të tjera janë shprehur të gatshme disa herë për t’i hapur derën fituesit të 3 Ligave të Kampioneve me Realin.