75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 05 Tetor 2021 / OSH

Zidane në listën e PSG

Zinedine Zidane është njëri nga tre emrat në listën e PSG që mund të zëvendësojnë trajnerin Mauricio Pochettino, transmeton Indeksonline.

Parisienët me argjentinasin kanë humbur vetëm një ndeshje në Ligue 1 këtë edicion, por ata dëshirojnë një pasardhës më shpresëdhënës të tij duke ditur talentin që kanë.

Ndërsa, tani, ata kanë 3 kandidatë për stolin e tyre, me ish-bossin e Real Madridit që po e kryeson listën, të përfshirë edhe Antonio Conte e Joachim Loë.